2017-08-10 13:08:00

Ditë proteste në Indi për “Black Day”. Kisha në favor të dalitëve


Ditë proteste në Indi, kundër diskriminimeve ndaj dalitëve, të ashtuquajturve “jashtë kaste”, që janë sidomos të krishterë. Kisha Katolike vendase përkrah këto manifestime në një ditë zie për të krishterët, siç është kjo e sotmja, që njihet si “Black Day”. Data kujton 10 gushtin e vitit 1950, kur presidenti i atëhershëm i Indisë miratoi nenin 3 të Kushtetutës, që ka të bëjë me kastat. Ligji u njeh anëtarëve të kastave të drejta të ndryshme, por paragrafi i tretë i kësaj norme të veçantë, thekson se nuk mund të jetë anëtar i këtyre grupeve “kush ndjek një fe të ndryshme nga hinduizmi”. Në vitet 1956 dhe 1990 ligji është plotësuar me amendamente, që parashikojnë pjesëmarrjen në kasta edhe për budistët e për Sikhët, por sot e kësaj dite, përjashtohen prej tyre të krishterët e myslimanët. 








All the contents on this site are copyrighted ©.