2017-08-07 12:22:00

Nigeria, sulm kundër një Kishe: së paku 11 të vdekur


Mendohet të jetë një rivalitet fisnor, e jo terrorizmi, shkaku i masakrës që ndodhi dje paradite, rreth orës 06.00, në kishën katolike të Ozubulu, në shtetin nigerian Anambra. Sipas lajmeve të çastit të parë, të paktën pesë vetë hynë me rrëmbesë në Kishë dhe hapën zjarr mbi rreth njëqind besimtarët, që po ndiqnin kremtimin e Meshës. Ndërsa, sipas policisë, në kishë hyri një njeri i vetëm, i veshur me të zeza, me kaskë në kokë. Kërkonte - gjithnjë sipas policisë - një person të veçantë, për ta vrarë. Si hapi zjarr, deshi të ikte por, nga frika se mos e kapnin, vijoi të shtinte pa pyetur se po linte pas të vrarë e të plagosur, sidomos gra e fëmijë që ndiqnin meshën. Bilanci zyrtar flet për 11 viktima dhe rreth njëzet të plagosur. Presidenti nigerian, Muhammadu Buhari, e dënoi ashpër këtë sulm të ri.








All the contents on this site are copyrighted ©.