2017-08-05 14:43:00

Papa. Tettamanzi: bari i përzemërt, me veprimtari të dendur kulturore


Papa Françesku, në një telegram ngushëllimi, kujton kardinalin e dashur Dionigi Tettamanzi, kryeipeshkëv i Milanos në vitet 2012-2011, që ndërroi jetë sot, në Brianza, në moshën 83 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. “Bir nga më të ndriturit e bari nga më të përzemërtit” - shkruan Papa - kujtohet me mirënjohje për veprimtarinë e dendur kulturore e baritore. Jetë e frytshme, që Papa e lexon si dëshmi të hareshme të Ungjillit. Françesku rikujton edhe shërbimin e gjatë, plot bindje, që i bëri Kardinali i ndjerë Kishës, duke e nisur si prift i kryedioqezës së Milanos, pastaj si ipeshkëv i Ankona-Osimo, si sekretar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kryeipeshkëv i Gjenovës dhe i Kishës së dashur Ambroziane dhe, së fundi, si Administrator Apostolik i Vigevano.

Papa nënvizon posaçërisht kujdesin e të ndjerit si Bari, që iu kushtua plotësisht  nevojave dhe së mirës së meshtarëve dhe të besimtarëve, me kujdes të posaçëm për temat e familjes, të martesës e të bioetikës,  për të cilat ishte specialist i vërtetë.  Së fundi, në telegam, Papa i larton Zotit lutjen ta pranojë këtë Shërbëtor të tij besnik, aq të dashur, në gëzimin e në paqen e amshuar, duke kujtuar, në përfundim, të gjithë ata, që i qëndruan pranë gjatë sëmundjes.  

 








All the contents on this site are copyrighted ©.