2017-07-30 12:30:00

Papa Françesku tha Lutjen e Engjëllit të Tënzot


Papa Françesku tha sot Lutjen e Engjëllit të Tënzot, bashkë me besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Kërkimi i gëzimit të vërtetë banon në zemrën e çdo njeriu. Çdo dëshirë fsheh në vetvete etjen për këtë lumturi. Ungjilli i sotëm na tregon se mbretëria e Zotit është gëzimi i vërtetë: është thesar, që dikush e zbulon e bën gjithçka për ta pasur; është perlë e rrallë, që një koleksionist dëshiron ta ketë me çdo kusht. Lodhja e mundimi për ta bërë tonën këtë lloj pasurie zhduket nga kënaqësia se ia arritëm qëllimit. Problemi i të krishterëve është se, nganjëherë, nuk janë plotësisht të bindur se vullneti i Zotit është gëzimi ynë e nuk i besojnë premtimet e Krishtit. Por plani i Zotit na e tregon horizontin: të shëlbohemi nga Biri i Tij.








All the contents on this site are copyrighted ©.