2017-07-27 17:02:00

Postim i Papës Françesku në Instagram për atë Jacques Hamel


“Kujtojmë atë Jacques Hamel, i cili, së bashku me shumë martirë të tjerë të kohës sonë, e bori jetën e vet në shërbim të të tjerëve”: kështu shkruante dje Papa Françesku në një postim në Instagram, në përvjetorin e parë të vrasjes barbare të meshtarit francez. Nga faqja e tij “Franciscus”, Ati i Shenjtë u bashkua idealisht me kremtimet në Saint-Etienne-du-Rouvray, në kryedioqezën e Rouen, në të cilat mori pjesë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Kremtime, që kanë pasur jehonë të gjerë në mediat e Francës. Tani për tani, postimi i Papës ka 122.200 “like” dhe më se 740 komente.








All the contents on this site are copyrighted ©.