2017-07-20 14:04:00

Ekumenizëm: nga e diela, në Asizi diskutohet mbi “Reformën, profecinë dhe traditën në Kisha”


Do të fillojë të dielën, më 23 korrik, në Domus Pacis të Shën Marisë së Engjëjve, në Asizi, Simpoziumi i 54-t i formimit ekumenik, organizuar nga Sekretaria për veprimtaritë ekumenike, shoqatë ndërkonfesionale laikësh.

Deri më 29 korrik, në punime do të marrin pjesë 250 vetë, që do të diskutojnë mbi temën “Na u duk mirë Shpirtit Shenjt dhe neve (Vap 15,28). Reforma, profecia, tradita në Kisha”. Në qendër, elementi i reformimit, i nevojshëm për çdo Kishë të krishterë.

Në program, tryeza të rrumbullakta dhe grupe studimi. “Java – thuhet në një notë – është përvojë ekumenike e plotë, që bashkon studimin me liturgjinë, festën, meditimet biblike, artin, duke vendosur në bazën e të gjithave marrëdhëniet njerëzore”. Është menduar edhe një përvojë e veçantë për fëmijët e familjet. Marrin pjesë ungjillorët, ortodoksët, hebrenjtë, murgjërit e Bozes, fretërit dhe murgeshat e Asizit, por edhe përfaqësues myslimanë.








All the contents on this site are copyrighted ©.