2017-07-06 15:54:00

Selia e Shenjtë: të moshuarit janë një pasuri për shoqërinë


Duhet të promovohet respekti për dinjitetin e të moshuarve, të cilët janë një burim i pasur për shoqërinë. Është një nga prioritetet që theksoi nunci apostolik e vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë në Nju Jork, kryeipeshkvi imzot Bernardito Auza, në fjalën e tij para grupit të punës, në program deri nesër, mbi temën e çështjes së plakjes së popullsisë botërore.

Duke folur mbi temën e kontributit të njerëzve të moshuar për zhvillimin shoqëror, imzot Auza nënvizoi se vëmendja jonë ndaj këtyre njerëzve është gjithnjë më kritike, numri i të moshuarve po rritet gjithnjë më shumë e vëmendja e shoqërisë ulet.  Të moshuarit tepër shpesh përjashtohen nga pjesëmarrja aktive në shoqëri. Shtetet e shoqëritë me politikat që kanë, janë  duke i vënë anash njerëzit që njëherë e dikur ishin në qendër të komuniteteve tona. E këtë e bëjnë duke harruar se të moshuarit, në realitet – siç ka thënë Papa – janë “burim i urtisë së popullit tonë”. Prandaj, sipas imzot Auza-s duhet t’u përgjigjemi sa më parë nevojave të moshuarve e të marrim masa konkrete për t’u siguruar mbrojtjen të drejtat të tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.