2017-06-30 13:28:00

“Jubiletë. Udhë e faljes”. Pas kuintave të dokumentarit


Sot, 30 qershor, në Filmotekën Vatikanase, u projektua dokumentari  “Jubiletë, udha e faljes”, realizuar nga Ctv dhe Oficina e Komunikimit në bashkëpunim me UnipolSai, organizuar nga Sekretaria e Vatikanit për Komunikimin.

Të pranishëm, në sallën e kinemasë të Pallatit të Shën Karlit, imzot Dario Edoardo Viganò, prefekt i Sekretarisë për Komunikimin, Stefano Agostini, drejtor i CTV, administratorët delegatë të Ofiçinës së Komunikimit dhe  personalitete të tjera të kësaj fushe.

Prodhime të Qendrës Televizive të Vatikanit dhe të Ofiçinës së Komunikimit, fryt i bashkëveprimit ndërmjet tyre, janë edhe: “Arkivi Sekret i Vatikanit”; “Atë Piu, ndërtues i mëshirës”; “Në llogore. Histori të vogla nga Lufta e Madhe”; “Duke zbuluar Vatikanin dhe Muzetë Vatikanase” dhe “Sonte në Shën Pjetër”.

Prodhimi i ri lind me idenë për të ofruar një rrëfim të përpiktë e sugjestiv të ceremonive jubilare, duke nisur nga Viti Shenjt i jashtëzakonshëm i mëshirës, shpallur nga Papa Françesku.  

Kështu dokumetari i ri “Jubiletë, Udha e faljes”, është një prodhim tjetër i rëndësishëm i CTV-së, që mbyll simbolikisht rrëfimin e Jubileut të Mëshirës. Është jashtëzakonisht i pasur me çaste të pashembullta e prekëse. Synon të zbulojë domethënien më të thellë të jubileve, duke treguar historinë dhe veçoritë e tyre, që nga zanafilla. Për ta realizuar, përveç   burimeve të rralla, u shfrytëzuan edhe pamjet e veçanta, të panjohura,  që u xhiruan, si CTV, gjatë Jubileut të Mëshirës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.