2017-06-30 12:46:00

Vatikan: Botuesi i Papës, Don Costa largohet nga drejtimi i Lev


Don Giuseppe Costa, drejtor i Shtëpisë Botuese dhe Librarisë së Vatikanit (LEV), e lë drejtimin, pas dhjetë vjetësh pune të palodhur. ‘Botuesi i Papës’ u largua sot, siç njoftoi ai vetë, në një përshëndetje drejtuar mediave: “Më 30 qershor - shkruan Don Costa - përfundon mandati im si drejtor i Shtëpisë Botuese dhe Librarisë së Vatikanit, nisur më 1 korrik 2007”. Më pas i falënderon bashkëpunëtorët e tij për kontributin profesional në rritjen  nivelit të Shtëpisë Botuese dhe të veprimtarisë për përhapjen e librave të saj:

“Nëse sot Lev është entitet editorial me jehonë të madhe ndërkombëtare, një pjesë e mirë e suksesit i takon vëmendjes e profesionalitetit tuaj”- pohoi. Në vitrinat ndërkombëtare të Librit, si Panairi i Frankfurtit dhe Salloni i Librit në Torino, Shtëpia Botuese Vatikanase, falë punës së palodhshme të don Giuseppe Costa-s, ka arritur rezultate të shkëlqyera, me tirazhe rekord për veprat e papëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.