2017-06-30 16:42:00

Shenjtorët e javës më 2 - 9 korrik


E Diel 2 korrik, Kisha katolike kremton të Dielën e 13-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 2 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Bernardino Reaolino. Në Ungjillin e së dielës nga Mateu 10,37-42, Jezusi vendoset në qendër të jetës së njeriut, duke pretenduar dashurinë më të madhe, ndjekjen pas deri në vdekje, pritjen si shprehje supreme të jetës. Fragmentin ungjillor të kësaj së diele mund të përmbledhim me tri fjalë: të duash, të ndjekësh, të mirëpresësh.

Të hënën më 3 korrik, kalendari kishtar përkujton shën  Tomën, apostull.

Të martën më 4 korrik, kalendari përkujton shën Elizabetën e Portugalisë; të Lumin Piergiorgio Frassati-n.

Të mërkurën më 5 korrik, kalendari përkujton shën Antonin Maria Zakaria.

Të enjten më 6 korrik, kalendari përkujton shën Marinë Goretti.

Të premten më 7 korrik, kalendari përkujton shën Panteno-n e Aleksandrisë e shën Odonin.

Të shtunën më 8 korrik, kalendari përkujton shënjtorët Akuila e Prishilla e shën Adrianin III.

Të dielën e ardhshme, 9 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën 14-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 9 korrik, kalendari përkujton shenjtorët Agustinin Zhao Rong e shokët martirë.








All the contents on this site are copyrighted ©.