2017-06-28 17:30:00

Imzot Viganò dhe don Gjugja do të marrin titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”


Nesër, me 29 qershor 2017, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do t’i japë prefektit të Sekretarisë së Vatikanit për Komunikimin, mons. Dario Edoardo Viganò dhe kryeredaktorit të programit shqip të Radio Vatikanit, don David Gjugja, titullin e nderit “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Për ta marrë këtë titull, nderim për punën e për shoqërimin e popullit e të besimtarëve shqiptarë edhe në kohë të vështira, të dy kanë mbërritur sot në Tiranë.

Sot, 28 qershor 2017,  ai ka dhënë intervista në RadioTelevizionin shqiptar e në Radio Maria, e cila na transmeton edhe ne, programin shqip te Radio Vatikanit. Gjithashtu, u është përgjigjur pyetjeve të opinionistëve për programe të tjera televizive. Të dëgjojmë don David Gjugjën nga Tirana...








All the contents on this site are copyrighted ©.