2017-06-27 14:23:00

Trupi i Gjonit XXIII do të kthehet në Bergamo për disa ditë


Trupi i shën Gjonit XXIII do të kthehet për disa ditë në Bergamo, vitin e ardhshëm. Lajmin e dha sot paradite dioqeza, e cila i pati çuar kërkesën për këtë Papës Françesku.

60-vjetori i zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit

         Nuk dihen akoma hollësitë dhe data e saktë, por kuria e kryeqendrës lombarde njoftoi sot se Ati i Shenjtë e ka lejuar këtë zhvendosje të përkohshme e të jashtëzakonshme. Ndoshta, trupi i shën Gjonit XXIII do të mbërrijë në qytetin e Bergamos dhe në fshatin e lindjes Sotto il Monte (Nën Mal) më 3 qershor, në 55-vjetorin e vdekjes e në 60-vjetorin e zgjedhjes së “Papës së Mirë” në fronin e Shën Pjetrit. Siç kujton ipeshkvi i Bergamos, imzot Francesco Beschi, Papa Roncalli ishte krenar, që vinte nga Bergamo, pasi prej këtyre anëve e kishte marrë humanitetin, përshpirtërinë, durimin në vështirësi, gatishmërinë për ta ndarë me të varfërit atë pak, që kishte, aftësinë e tij për të parë aspektet pozitive, më shumë se ato negative dhe për t’i bazuar marrëdhëniet me të tjerët në gjithçka bashkon, më tepër se në gjërat që ndajnë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.