Të mërkurën, 28 qershor, në orën 16.00, në Bazilikën e Vatikanit, Papa Françesku do të mbajë Koncistorin e zakonshëm publik për krijimin e kardinajve të rinj, të cilëve do t’u vërë kësulën, do t’u dorëzojë unazën titullin ose diakoninë.
Njoftimin e jep Zyra e kremtimeve liturgjike papnore. Kardinajve mund t’u bëhet vizita e mirësjelljes në të njëjtën ditë, nga ora 18.00 deri në orën 20.00, në tremen e Sallës Pali VI.
Të enjten, më 29 qershor, Papa do të bekojë paliot e shenjta për kryeipeshkvijtë e rinj metropolitë dhe do të kremtojë Meshën në Solemnitetin e Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal.
All the contents on this site are copyrighted ©. |