2017-06-21 14:25:00

Papa Françesku: projekti për Sudanin e Jugut “shpreson të shkojë atje”.


 Tani për tani nuk mund të krijohen kushtet për një vizitë të Papës Françesku në Sudanin e Jugut, duke pasur parasysh situatën e rëndë, drejt së cilës vijon të shkojë vendi. Por Papa dëshiron t’i japë një shenjë afërsie  kësaj popullsie, që jeton në situatë krize të rëndë humanitare:

“Ati i Shenjtë shpreson të shkojë në Sudanin e Jugut: Kisha nuk ua mbyll kurrë portat shpresës”. Kështu u shpreh kardinali Peter Turkson, Prefekt i Diskaterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, në konferencën e shtypit organizuar për paraqitjen e projektit: “Papa për Sudanin e Jugut”. Është fjala për një paketë ndihmash në fushën e shëndetësisë, të edukimit e të punës bujqësore, prej rreth një gjysëm milioni dollarësh, siç  e shpjegon vetë dikasteri:

“Projekti synon të vërë në dukje bamirësinë e Papës dhe afërsinë e tij ndaj popullsive të dëmtuara të Sudanit të Jugut”.

Ndihma, pra, do të jepet në tri fusha: së pari, në atë të shndetësisë, kryesisht për dy spitalet e drejtuara nga Motrat Misionare Komboniane. Projekti i dytë synon të japë ndihmesë në fushën e edukimit, ndërsa i treti, t’i ndihmojë bujqit për të blerë farë e vegla bujqësore. Parashikohet t’u jepet ndihmë 2500 familjeve në Diqoezën e Yei, të Tombura-Yambio e Torit. Ky projekt  realizohet në nivel dioqezan, nga karitaset përkatëse. Fondet e caktuara - shpjegon akoma kardinali Turkson - arrijnë nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit dhe nga Diskateri për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, dikaster i bamirësisë së Papës.








All the contents on this site are copyrighted ©.