2017-06-19 15:01:00

Ministri i brendshëm në Mali: u vranë xhihadistët e sulmit në Bamako


Forcat e sigurisë kanë vrarë së paku pesë xhihadistë, pasi ekstremistët sulmuan dje një resort (vendpushimi) me turistë të huaj në periferinë e kryeqytetit të Malit. Katër, viktimat, megjithëse agjencitë e lajmeve japin shifra, që ndryshojnë vazhdimisht. Sipas ministrit të brendshëm, të gjithë terroristët janë vrarë.

Dje pasdite, me thirrjen “Allah Akbar”, ata sulmuan fshatin turistik Kangaba në Bamako dhe morën pengje shumë vetë. Rreth 30 prej tyre u liruan nga forcat e rednit e arritën të ikin, ndërsa katër u vranë nga xhihadistët. Një sulm i mundshëm pikërisht në Bamako, ishte paralajmëruar javës së kaluar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Resorti në fjalë frekuentohet nga njerëz, që punojnë për misionin ushtarak francez, si edhe nga anëtarë të misioneve të OKB-së e të Bashkimit Evropian në Mali.

Terrorizmi në këtë vend përqendrohet në veri, aty ku janë disllokuar misionet ushtarake perëndimore. Gjatë viteve të fundit, ekstremistët i kanë shtuar sulmet ndaj vendeve të frekuentuara nga të huajt. Mjafton të kujtojmë sulmin famëkeq kundër Radisson Blu Hotel, pikërisht në Bamako, në vitin 2015, gjatë të cilit u vranë 20 vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.