2017-06-13 14:57:00

Fondacioni Spitalor IDI. S. Shenjte emron president, prof. Leozappa


Selia e Shenjtë emëroi kryetarin e ri të Fondacionit “Luigji Maria Monti”, i cili administron Institutin Dermatologjik të Zojës së Papërlyer (IDI), që vepron edhe në Shqipëri, sidomos në Tiranë, me Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë. Presidenti i ri është profesori avokat Antonio Maria Leozappa, që zëvendëson kështu zonjën Maria Pia Garavaglia. Tani pritet emërimi i skuadrës së administratorëve, që do të ndihmojnë presidentin në përmirësimin e punës së spitalit romak. Selia e Shenjtë vazhdon t’i qëndrojë afër Institutit Dermatologjik të Zojës së Papërlyer, i cili, që prej më se 100 vjetësh, është një nga realitetet më të rëndësishme spitalore në Evropë, i specializuar në kurimin e sëmundjeve të lëkurës.








All the contents on this site are copyrighted ©.