2017-06-12 14:32:00

Alarmi i OKB-së për emigrantët: 1770 të vdekur që nga fillimi i vitit


Nga fillimi i këtij viti, numri i emigrantëve të vdekur në Detin Mesdhe ka arritur shifrën marramendëse 1770. Statistikat i dha dje Agjencia e OKB-së për refugjatët, e cila denoncoi gjendjen pikërisht në ditën, që u shpëtuan nga kthetrat e valëve rreth 1100 vetë.

“Të kërkohen e të gjenden zgjidhje të qëndrueshme” për t’i bërë ballë problemit që në “rrënjë”, shkruante Papa në mesazhin për Ditën Botërore të Emigrantit e të Refugjatit, kremtuar në janar. OKB-ja e citon në thirrjen e saj të djeshme për të përqendruar përpjekjet në ndihmën ndaj emigrantëve në Detin Mesdhe, por edhe për t’u prerë rrugën trafikantëve, që i shfrytëzojnë në shtegtimet e tyre të shpresës nga Libia, Sudani dhe Nigeri për në botën perëndimore.








All the contents on this site are copyrighted ©.