2017-06-09 18:25:00

Papa Françesku: atentati në Teheran, akt dhune pa kuptim


 “Akt i rëndë dhune pa kuptim”. Kështu shprehet Papa për atentatin në Teheran, të mërkurën e kaluar. Në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Françesku siguron se lutet për viktimat e këtij akti, të cilin e quan barbar. Në përfundim u shpreh afërsinë e tij familjarëve të viktimave si dhe mbarë popullit iranian.








All the contents on this site are copyrighted ©.