2017-06-08 12:07:00

Papa: nesër në Trastevere për selinë e re të Scholas Occurrentes


Papa Françesku do të shkojë nesër pasdite në Trastevere, për të përuruar  selinë e re romake të Scholas Occurrentes, organizëm i themeluar në Buenos Ajres nga kryeipeshkvi i asokohshëm Jorge Mario Bergoglio, që  e nxiti fuqimisht hapjen e shkollave popullore në favelat, apo lagjet periferike, të të gjithë Botës së Tretë. I zgjedhur Papë, Bergoglio i dha këtij realiteti, statusin e Fondacionit Vatikanas. Prej këndej edhe selia e re, në Pallatin e Shën Kalistit, zonë ekstraterritoriale, ku ndodhen edhe disa nga dikasteret e Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.