2017-06-08 13:56:00

Panama: ipeshkvijtë në Vatikan për vizitën ad Limina. Vështrimi drejt DBR-së2019


Ipeshkvijtë e Konferencës Episkopale të Panamasë vazhdojnë vizitën e tyre ad Limina në Vatikan e sot u pritën në audiencë, një nga një, nga Papa Françesku. Sipas presidentit të Konferencës episkopale (Cep), imzot José Domingo Ulloa Mendieta, kryeipeshkëv i Panamasë, kjo vizitë “ka një tipar të veçantë, sepse orientohet drejt Ditës Botërore të Rinisë të vitit 2019, e cila, siç dihet, do të mbahet nga 22 deri më 27 janar. Vizita e ipeshkvijve në Vatikan, njofton imzot Ulloa, është edhe një rast për paraqitjen e edicionit të veçantë për Panama-në, të gazetës "l’Osservatore Romano". Vendi i Amerikës qendrore do të ketë, kështu, një instrument të privilegjuar informacioni, që aktualisht në Amerikën Latine ekziston vetëm në Argjentinë.

Imzot Ulloa Mendieta përmendi përgatitjet që po bëhen për Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë e theksoi: “Të rinjtë janë rezerva morale dhe njerëzore e shoqërive tona, edhe e vetë Kishës. Janë të aftë t’i shndërrojnë plotësisht e pozitivisht. Rrezikojnë, siç bëri Maria e Nazaretit, mjafton të jemi të aftë t’i mësojmë të duan, si na deshi, e si na do, Jezusi”.

Po kujtojmë se DBR-së 2019 do të frymëzohet prej fjalëve “Unë jam shërbëtorja e Zotit: më ndodhtë siç the ti” (Lk 1,38), përgjigja e Marisë drejtuar engjëllit, plot me shpresë në Hyjin.








All the contents on this site are copyrighted ©.