2017-06-08 11:14:00

Jemen: Imzot Hinder: situatë e tmerrshme në vend


“Situata në disa zona të Jemenit është jashtëzakonisht e keqe, ndonëse në këtë çast nuk mund të krijohet një kuadër i plotë i realitetit, sepse është e vështirë të hysh në vend e të sigurosh informacione të besueshme”. Kështu e përshkruan situatën, duke folur për agjencinë AsiaNews, imzot Paul Hinder, mëkëmbës apostolik i Arabisë jugore (Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman e Jemen), duke komentuar situatën e rëndë të emergjencës humanitare,  që vijon në vendin arab, të tronditur rëndë nga 30 vjet lufte të përgjakshme.

Komb i harruar, popullsi e braktisur -  e quan prelati atë të Jemenit, duke kujtuar dy vitet e jashtëzakonshme të konfliktit të brendshëm, me mijëra të vdekur e miliona të shpërngulur. Pa harruar se gjithë kësaj tragjedie i shtohet edhe epidemia e kolerës, që bota e pasur e ka harruar fare. Po ajo është. E duket ku ka luftë, ku ka shkatërrime, ku ka varfëri, ku ka harresë.

 Në përfundim prelati, duke kujtuar ndihmën e heshtur të Kishës, u kërkon gjithë besimtarëve të botës të luten për këtë vend e të mos e harrojnë mjerimin e tij: “Ka njerëz ose ente - vijon mëkëmbësi apostolik - që ofrojnë ndihma financiare e materiale, por edhe kur ndodh kjo mrekulli, lind problemi i shpërndarjes. Kisha vijon ndihmën e saj të heshtur -  përfundon Hinder. - E ajo, që ka më shumë rëndësi, është të mos harrojmë ta mbajmë gjallë vëmendjen e ta vijojmë misionin tonë shpirtëror të kujtesës, përmes lutjes”.   








All the contents on this site are copyrighted ©.