2017-06-08 16:14:00

Audienca e Papës me një delegacion të Ahiarës, në Nigeri


Papa Françesku priti sot në audiencë një delegacion të dioqezës së Ahiarës, në Nigeri, shoqëruar nga ipeshkvi i Abujës dhe admistrator apostolik i Ahiarës, kardinali John Onaiyekan, nga kryeipeshkvi metropolit i Owerrit, imzot Anthony Obinna, kryeipshkvi i Jos e president i Konferencës ipeshkvnore të Nigerisë, imzot Ignatius Kaigama si dhe nga ipeshkvi i Ahiarës, imzot Peter Okpaleke. Njoftimi jepet përmes një komunikate të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Delegacioni përfundoi, kështu, shtegtimin “ad Limina Apostolorum”. Para se të priteshin nga Papa, ipeshkvijtë nigerianë u takuan me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, prefektin dhe eprorët e Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, me të cilët analizuan gjërë e gjatë situatën e dhimbshme të Kishës në Ahiara.

Në audiencën e sotme, pas një vlerësimi të vëmendshëm, Papa e konsideroi të papranueshme situatën në Ahiara dhe theksoi se duhen marrë masat e nevojshme për ta kapërcyer - lexohet në notën e Sallës vatikanase të Shtypit. Në përfundim, Françesku ia besoi kujdesit të Zojës së Bekuar dioqezën e Ahiarës.








All the contents on this site are copyrighted ©.