2017-06-07 13:05:00

Ipeshkvi i Kosovës, zgjedhjet për të mirën e përbashkët e mbarëvajtjen shoqërore.


Kisha katolike në Kosovë përcjell nga afër zhvillimin e fushatës elektorale e kërkon votime të rregullta. Në pragun e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor, ipeshkvi i Prishtinës, imzot Dodë Gjergji, kërkon nga partitë e forcat politike të punohet për të mirën e përbashkët dhe mbarëvajtjen e shoqërisë demokratike. Po më hollësisht nga Prishtina, të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Kisha Katolike në Kosovë,  nuk qëndron indiferente sa here qe ne vend ka zhvillime madhore.

Ajo gjithnjë eshte e përkushtuar për te qene ne sherbim te te mires dhe interesimit te mbarëvajtjes se çdo procesi.  Edhe tani kur ne Kosove, po intensifikohet fushata zgjedhore gjithandej për zgjedhjet e parakohshme parlamentare  e 11 qershorit, me njetin me te mire, shkëlqesia e tij, Imzot Dode Gjergji ka leshuar nje deklarate qe e boton revista “Drita”, ne te cilën mes tjerash thuhet: 

"E kuptojmë drejt dëshirën e pjesëmarrësve në garë për të fituar sa ma shumë mbështetës ditën e votimit, në mënyrë që, të mund t’i realizojnë programet politike dhe t’i jetësojnë zotimet e tyre nëpërmjet qeverisjes së vendit. Por, njëkohësisht shprehim shqetësimet tona për dukuritë që nuk janë në frymën e duhur të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor. Këndej, u drejtohemi besimtarëve tanë, të gjithë qytetarëve të Kosovës, institucioneve të vendit, partive politike dhe të gjithë faktorëve të tjerë të përfshirë në këtë proces, që të garojnë në këto zgjedhje duke e ruajtur kthjelltësinë e mendjes dhe qetësinë e zemrës, për të vepruar me maturi. Inkurajojmë të gjithë që të shmangin fjalorin provokues, fyes dhe denigrues ndaj kundërkandidatëve, pa harruar se, pas 11 qershorit, duhet të vazhdohet bashkëjetesa vëllazërore në shtëpinë tonë të përbashkët dhe ushtrimi i përgjegjësive për të ardhmen tonë europiane.

Kemi vënë re, thuhet me tej, se në disa raste, është përdorë feja si mjet për të rritur mbështetës. Kjo për ne është e papranueshme e për të ardhmen tonë shumë e dëmshme. Duam t’ju kujtojmë që besimtarët tanë, qytetarët e Kosovës në përgjithësi, presin qeverisje më të ndershme, të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre, por edhe përfaqësues më të denjë, pa u ndikuar fetarisht në këtë proces politik".

 “U bëjmë thirrje priftërinjve tanë, po edhe të gjithë shërbyesve të tjerë të të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë, që ta shfrytëzojnë të drejtën qytetare për të votuar, të mos përfshihen në aktivitetet e partive politike dhe të mos lejojnë që besimtarët të bëjnë fushatë brenda objekteve të kultit, sipas frymës së traditës së vëllazërisë sonë dhe të Shtetit laik” shkruan ipeshkvi duke bere thirrje, qe te votohen personat qe jane zemerpaster, me duar te paperlyera, dhe që kanë vizion të qartë në të mirë të qytetarëve tanë, në ujdi me qytetarinë europiane.

“Lusim Zotin që institucionet e dala nga këto zgjedhje të jenë të rregullta, kurse të zgjedhurit të mos humbin kohë duke kalkuluar pushtetin, por t’i përvishen punës për ta drejtuar Shtetin”, thote shkelqesia e tij, Imzot Dode Gjergji ne fund te deklarates se tij, me rastin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Kosove qe zhvillohen te dielën me 11 qershor.

Nga Prishtina, Rabie-Mrika Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.