2017-06-02 13:52:00

Papa Françesku: drejtuesit e kombeve t’i japin fund tregtisë së armëve


Është thirrje për zhdukjen e tregtisë së armëve, videomesazhi i Papës kushuar ndjetit të lutjes për qershorin. Françesku nënvizon se është kontradiktë absurde të flasësh për paqen e, njëkohësisht, të nxitësh ose të lejosh tregtinë e armëve.  

“Kjo luftë këtu, ajo tjera atje, janë vërtet luftëra të lindura për t’i zgjidhur problemet, apo luftëra tregtare, për t’i shitur ilegalisht armët, që tregatrët e vdekjes të dalin prej tyre të pasuruar? T’i japim fund kësaj gjendjeje! Të lutemi së bashku për përgjegjësit e kombeve, që të angazhohen vendosmërisht e t’i japin fund tregtisë së armëve, të cilat shkaktojnë aq shumë viktima të pafajshme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.