2017-06-01 13:36:00

Në Lampeduzë, Porta e Mëshirës, bekuar nga Papa


Në Lampeduzë përurohet “Porta e hapur e Mëshirës Hyjnore”. Ceremonia  u zhvillua në zyrën e rrethit detar, në praninë e shumë autoriteteve vendore. Skulptura, vepër artistit Mauro Vaccai, iu dhurua Rojes bregdetare si shprehje e mirënjohjes për përpjeket e pareshtura në ndihmë të emigrantëve, që kalojnë detin në kushte vërtet të rrezikshme për jetën, E pikërisht jetët e shpëtuara nga rojet, të kujton së pari Porta e hapur prej mermeri të Karrarës, bekuar më 25 janar, në Shën Pjetër, nga Papa Françesku. Për t’u mbartur, më pas, në Lampeduzë e për t’u vendosur në Selinë e Skuadriljes së Shtatë të Rojes Bregdetare. Gjatë ceremonisë u folën fjalë falënderimi për ndihmën e pakursyer dhënë nga Roja bregdetare, që vijon të përballojë një mori emergjencash, ndërmjet të cilave, “Marrobbio” –n, një tip cunami, që goditi kohët e fundit Ishullin.








All the contents on this site are copyrighted ©.