2017-06-01 14:02:00

Dita pa tym duhani: sa të vdekur nga tymi në Shqipëri?


U kremtua sot Dita botërore pa tym duhani, themeluar më 1988, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Rast shumë i përshtatshëm për të reflektuar mbi pasojat e tymit të duhanit. Prandaj kremtohet kjo ditë, për t’i nxitur duhanxhinjtë ta lënë, së paku për 24 orë, duhanin e, më pas, edhe përgjithnjë, në qofshin burra. Tema e ditës së sivjetme është “Duhani, kërcënim për zhvillimin”. Kujtojmë se në botë numërohen rreth një miliard tymues duhani, me pasojë, një mori të vdekurish. Në Itali, 100 mijë të vdekur çdo vit. Po në Shqipëri? Sa vetë pijnë duhan? E sa vdesin prej tymit? Ku ta dish. Ka shumë mundësi që në këto ditë të trazuara parazgjedhore jo vetëm të mos i bjerë në mend kujt të bëjë statistika  duhanxhnjsh e të vdekurish nga tymi, por, përkundrazi,  të jetë krijuar një atmosferë ku, hë për hë, sundon tymi!








All the contents on this site are copyrighted ©.