2017-05-31 13:20:00

Përtëritja Karizmatike takohet me Papën në Cirkun Massimo


Përtëritja Karizmatike Katolike kremton 50-vjetorin e historisë me një sërë nismash. Çast kulmor, në të cilin do të marrin pjesë më se 30 mijë vetë nga mbarë bota, do të jetë Mbrëmësorja e Lutjes e Rrëshajëve me Papën Françesku, në Cirkun romak Massimo.

Françesku e kujtoi këtë takim edhe në audiencën e sotme të përgjithshme, gjatë përshëndetjes drejtuar shtegtarëve të ardhur për të marrë pjesë në kremtimin e Natës Rrëshajëve, me rastin e këtij 50-vjetori.

Një përshëndetje të përzemërt Françseku u drejtoi edhe të rinjve polakë që, si çdo vit, do të mblidhen në Lednica, si dhe pjesëmarrësve në shtegtimin kombëtar, kryesuar nga imzot Dominik Duka, kryeipeshkëv i Pragës, me rastin e 75-vjetorit të masakrës naziste mbi Lidice-n.








All the contents on this site are copyrighted ©.