2017-05-31 13:13:00

Në tetor, në Gregoriana, kongresi për të miturit dhe internetin


Të njihen dhe të parandalohen rreziqet e internetit. Kjo është sfida e Kongresit ndërkombëtar me temë “Dinjiteti i të miturve në botën digjitale”, që do të mbahet nga 3 deri më 6 tetor, në Romë, në Universitetin Papnor Gregorian. Priten rreth 140 ekspertë nga vende të ndryshme të botës. Do të jetë “rast i jashtëzakonshëm për të shkëmbyer informacionin dhe praktikat e mira”, thekson kreu i Qendrës për Mbrojtjen e të Miturve në këtë Universitet, atë Hans Zollner. Nisma është organizuar së bashku me Aleancën Globale WePROTECT.

         Sot, janë 800 milion, të rinjtë, që ndeshen me forma të reja abuzimi si: provokimi online (trolling); bullizmi në rrjet (cyberbullying), kërcënimi seksual (sextortion) dhe joshja (grooming) për shfrytëzimin seksual. Kongresi do të përfundojë me një “Deklaratë për dinjitetin e të miturve në botën digjitale”, e cila do t’i paraqitet Papës Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.