2017-05-31 11:13:00

Imzot Hil Kabashi për takimin me Papën: "imitoni martirët"


Vijon vizita “ad Limina” e ipeshkvijve të Shqipërisë në Vatikan. Sot, ata u takuan me krerët e Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe të Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit ndërmjet të Krishterëve. Në orën 17.00, mesha në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve. Ndërkaq, dje, përjetuan ditën më të rëndësishme të kësaj jave në Vatikan: u takuan me Papën Françesku. Biseda ishte shumë e përzemërt, siç nënvizuan më pas vetë ipeshkvijtë, të cilët dëshmojnë për një Papë, që di të dëgjojë, por edhe të përcaktojë përparësi. Ndërsa dje ia drejtuam mikrofonin kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, sot, do të na flasë ipeshkvi i Jugut, imzot Hil Kabashi,  në intervistën e don David Gjugjës….

 








All the contents on this site are copyrighted ©.