2017-05-30 14:51:00

Ipeshkvijtë e Shqipërisë tek Papa Françesku: kujdes periferitë


Sot, pika kulmore e vizitës “ad Limina” të ipeshkvijve të Shqipërisë në Vatikan. Ata u takuan me Papën Françesku në një audiencë gati dy orëshe, nga ora 10.30 deri më 12.30. Të shumta, argumentet që diskutuan me Atin e Shenjtë, që nga periferitë, për të cilat Papa u kërkoi të tregojnë më tepër kujdes, tek baritoria e thirrjeve e tek impenjimi për të dalë jashtë Kishës që të dëshmojnë Krishtin me shembullin e jetës së tyre. Ipeshkvijtë i dhuruan Atit të Shenjtë dy vëllimet hagjiografike mbi 38 martirët e lum shqiptarë të periudhës së komunizmit, së bashku me fuguren e lumnimit të tyre. Të dëgjojmë përshtypjet e kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra, në mikrofonin e don David Gjugjës…

 








All the contents on this site are copyrighted ©.