2017-05-30 16:13:00

Atentat i Isisit në Bagdad: të vdekur e të plagosur për Ramazan


Gati 30 të vdekur e rreth njëqind të plagosur. Ky është bilanci i dy atentateve të reja, që mbajnë firmën e të ashtuquajturit Shtet Islamik, Isis, në orët e para të mëngjesit, në Bagdad të Irakut.

Objektivi ishte i lehtë, me rezultat sa të sigurtë, aq edhe poshtërsisht të menduar: një akulloreshitës, ndër më popullorët e kryeqytetit irakian, akoma plot me njerëz, megjithëse kishte kaluar mesnata e njërës prej ditëve të para të Ramazanit. Fatkeqësisht, kjo ishte edhe arsyeja e suksesit të terroristëve: pas perëndimit të Diellit, njerëzit, që deri atëherë agjërojnë, fillojnë e mbushin sheshet. Ditët e Ramazanit janë përdorur edhe herë të tjera për atentate, si për shembull, vitin e kaluar, kur një kamion bombë vrau qindra vetë.

Atentati i parë u realizua ndërsa milicët xhihadistë të Isisit janë në vështirësi, pas ofensivës së trupave irakiane në kështjellën e tyre të fundit, qytetin e Mosulit. Sipas planeve të krerëve ushtarakë irakianë, ajo duhet të shënojë fundin e Isisit. Pikërisht për këtë, paralajmërojnë ata, mund të shtohen atentatet, si përpëlitjet e bishës së plagosur për vdekje. Konfirmohen po sot, nga një sulm tjetër, që vuri në shënjestër Urën e Martirëve në qendër të Bagdadit, gjithnjë me një autobombë.








All the contents on this site are copyrighted ©.