2017-05-27 18:44:00

Më 27 maj kalendari kishtar kujton Shën Agostinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit


Me 27 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Agostinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit, apostull i Anglisë. Abat Benediktin në Romë, së bashku me murgjër tjerë, në vitin 597 qe dërguar nga Shën Gregori i Madh për të ungjillëzuar Anglinë, që kishte ra në idhujtari me pushtimit e Saksonëve në shekujt e pestë e gjashtë.

Këtu qe pritur nga mbreti i Kent-ti Etelberti, që kishte martuar princeshën e krishterë Berta, bijë e mbretit të Parisit. Etelberti u kthye në fenë e krishterë, ndihmoi Agostinin duke i mundësuar të predikonte në liri të plotë. Në Krishtlindjen e parë pas arritjes së tij në Angli, ma se dhjetëmijë Saksonë morën pagëzimin.

Papa dërgoi misionarë tjerë dhe emëroi Agostinin kryeipeshkëv e primat të Anglisë, i cili bëri përpjekje për ta bashkuar Kishën bretone me atë sanksone pa ia arritur qëllimit për arsye të pezmatimit e inatit të madh të bretonëve kundër pushtuesve saksonë. Merita e Agostinit qe ajo e kthimit të gati tërë mbretërisë së Kentit në fenë e krishterë.

Shën Agostini i Kanterbërit është organizues i vërtetë i Kishës së Anglisë e me të drejtë konsiderohet themeluesi i Hierarkisë angleze. Me pëlqim e inkurajim të Papës ai themeloi dy seli ipeshkëvnore metropolitane: atë të Kanterbërit dhe atë të Jorkut, me dymbëdhjetë dioqeze sufragrane.








All the contents on this site are copyrighted ©.