2017-05-24 12:55:00

Paqja në botë dhe gjendja e të krishterëve, në qendër të takimit Papë-Trump


Në përfundim të takimit të Papës Françesku me presidentin amerikan, Donald Trump, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë bëri deklaratën e mëposhtme:

“Sot paradite, e mërkurë 24 maj 2017, Shkëlqesia e Tij, z. Donald Trump, presidenti i SHBA-ve, u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë Françesku dhe, më pas, u takua me Hirësinë e Tij, kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit, shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij, imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. Gjatë bisedës së përzemërt, u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe SHBA-ve, si edhe u vu në dukje impenjimi i përbashkët në favor të jetës, të lirisë fetare e të ndërgjegjes.

U urua një bashkëpunim i frytshëm ndërmjet shtetit dhe Kishës Katolike në SHBA-të, e impenjuar në shërbim të popullsisë në fushën e shëndetësisë, të edukimit dhe të asistencës për emigrantët. Bisedimet mundësuan shkëmbimin e pikpamjeve për disa tema, që kanë të bëjnë me aktualitetin ndërkombëtar dhe me promovimin e paqes në botë përmes negociatave politike dhe dialogut ndërfetar, duke iu referuar veçanërisht gjendjes në Lindjen e Mesme dhe kujdesit për bashkësitë e krishtera”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.