2017-05-23 14:58:00

U zgjodh treshja, nga e cila do të emërohet kreu i ipeshkvijve italianë


Ipeshkvijtë italianë zgjodhën sot tri kandidatët, nga të cilët Papa Françesku do të caktojë kryetarin e ri të Konferencës Ipeshkvnore. Përveç kryeipeshkvit të Perugjës, kardinalit Gualtiero Bassetti, në treshe bëjnë pjesë edhe ipeshkvi i Novarës, imzot Francesco Giulio Brambilla dhe kryeipeshkvi i Agrixhentos, kardinali Francesco Montenegro. Asambleja e përgjithshme e ipeshkvijve italianë do të vijojë deri të enjten.








All the contents on this site are copyrighted ©.