2017-05-22 14:42:00

Ipeshkvijtë e Guatemalës tek Papa: lobi të fuqishme kundër Kishës


Papa Françesku priti ipeshkvijtë e Guatemalës në vizitë “ad Limina”. Në qendër të bisedimeve, sfidat e Kishës guatemalteke në shoqërinë aktuale. Të dëgjojmë imzot Gonzalo De Villa y Vásquez, ipeshkëv i Sololá-Chimaltenango.

Përgjigje: - Jemi Kishë, që ka një të kaluar të afërt martirësh. Tridhjetë – tridhjetë e pesë vjet më parë, pësuam një persekutim të madh, në rrethanat e një konflikti të brendshëm të armatosur e, më 23 shtator të këtij viti, do të lumnohet martiri i parë i Guatemalës, që i përket i kësaj epoke. Një herë jetuam persekutime nga ana e regjimeve liberale, të cilat, në fillim të shekullit XX, e dëbuan klerin dhe rregulltarët. Në këto çaste  feja u mbajt gjallë nga laikët dhe bashkësitë indiane vendase. Nga gjysma e shekullit XX, Kishën guatemalteke nisën ta ndihmojnë misionarët, që i dhanë shumë këtij populli: falë tyre, u shtua ndjeshëm prania e klerit, posaçërisht në ato zona të vendit, ku që prej 50 vjetësh ndjehej fort mungesa e priftërinjve. Por rreth viteve 1970 nisi përsëri persekutimi. Ndërsa vitet e fundit Kisha ka pasur shumë bekime: është rritur numri i thirrjeve, kemi seminaristë e shugurime meshtarake, aq sa nuk kemi pasur në të gjithë hsitorinë tonë. Në kah të kundërt, edhe ne kemi parë shumë vëllezër duke u larguar nga Kisha katolike, posaçërisht për të hyrë në grupe pentekostale, e ky është një nga problemet kryesore, që duhet të zgjidhë Kisha jonë sot. Probleme të tjera janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, në një vend ku shpesh ata që i shkelin rëndë, mbeten të pandëshkuar. Flasim për të drejta si ajo e jetës, e lirisë së shprehjes së opinioneve, për të drejtat shoqërore….Kisha vitet e fundit ballafaqohet edhe me faktorë, që janë në kundërshtim të plotë me doktrinën katolike: me idelogjinë e gjinisë, abortin, martesat homoseksuale. Kemi përballë lobi të fuqishme. Gjithsesi lufta jonë  i ngjet ndeshjes së Davidit me Golinë!








All the contents on this site are copyrighted ©.