Papa Françesku deshi të vazhdojë me “Të premtet e Mëshirës”, tipike për Jubileun e vitit të kaluar, edhe gjatë këtij muaji të majit. Pasditen e sotme, njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa shkoi në Ostia, zonë bregdetare pranë Romës, për të bekuar shtëpi për shtëpi familjet e asaj zone, siç bën çdo famullitar në periudhën e Pashkëve.
Papa dy ditësh, famullitari i Stella Maris, njëra nga gjashtë famullitë e Osties, kishte vënë në portën e pallateve lajmërimin për bekimin e Pashkëve. Çfarë surprize, kur në vend të famullitarit, i ra ziles Papa Françesku, i cili u bë famullitar, me thjeshtësinë që e karakterizon. Ati i Shenjtë bekoi rreth 12 apartamente, duke u lënë familjeve një Rruzare. Duke qeshur, kërkoi falje për shqetësimin, por saktësoi edhe se kishte respektuar orarin e pushimit të drekës, ashtu siç përcaktohej nga lajmërimi i famullitarit.
All the contents on this site are copyrighted ©. |