2017-05-19 14:20:00

Bamirësia e Papës bëhet social: Lëmosha e Shën Pjetrit në Facebook


Pas hapjes së profileve Twitter e Instagram, Oboli i Shën Pjetrit - Lëmosha  e Shën Pjetrit – apo ndihma ekonomike që besimtarët i ofrojnë Papës, për veprat e tij të dashurisë së krishterë - arrin edhe në Facebook, fillimisht me një faqe në gjuhën italiane e, më pas, me variante spanjisht e anglisht, parashikuar për muajt shtator e tetor.

Qëllimi - nënvizohet në një komunikatë të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit - është të krijohet një hapësirë virtulale, e hapur për të gjithë, për të ndarë bashkërisht e për të njohur nga afër veprat e bamirësisë, që mbështeten përmes kësaj nisme shekullore.

Zgjedhja për të përdorur rrjetin shoqëror të internetit më të përhapur në botë - njofton komunikata e Sekretarisë së Shtetit - nga njëra anë synon të krijojë një bashkësi të hapur për të gjithë, në të cilën përdorimi i Facebook ka hyrë tashmë pothuajse plotësisht, duke nisur nga Italia; e, nga ana tjetër, për t’i ndarë bashkërisht e për t’ua treguar të gjithëve veprimtaritë e këtij Shërbimi të Solidaritetit.

Oboli vihet në Facebook, për të mbështetur veprat e bamirësisë të Papës. Duket në rrjetin shoqëror, për të dhënë informacione e për t’u thelluar më shumë në nismat, që presin Lëmoshën e Shën Pjetrit. E, sidomos, për të kujtuar se ky Obol, apo kjo Lëmoshë, që i jepet ‘Shën Pjetrit’, pra mëkëmbësit të Tij, Papës, është, prej shekujsh, në shërbim të nevojtarëve.

 

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.