2017-05-17 14:28:00

Papa: më 21 maj viziton famullinë romake në Casal Bernocchi


Papa Françesku, të dielën e ardhshme më 21 maj, në ora 16.00, do të vizitojë famullinë kishtare romake të shën Pjer Damjanit, në Via Guido Biagi, në Casal Bernocchi. Ati i Shenjtë do të pritet nga kardinali Vikar i dioqezës së Romës Agostino Vallini, titullar i kësaj famullie, nga ipeshkvi ndihmës i sektorit të Jugut të dioqezës së Romës, imzot Paolo Lojudice, famullitari don Lucio Coppa, i cili e drejton këtë komunitet kishtar nga viti 2005, zëvendës famullitari don Eduardo Andres Contreras Valladares, bashkëpunëtorët dhe meshtarët tjerë të prefekturës së XXVIII.

Gjatë vizitës baritore, Papa Françesku do të takohet me të rinjtë, të sëmurët, familjet me fëmijët e pagëzuar gjatë këtij viti dhe veprimtarët baritorë të famullisë kishtare, pastaj do të rrëfejë katër besimtarë dhe rreth orës 18.00 do të kryesojë Meshën Shenje. Kështu bënë të ditur vikariati i dioqezës së Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.