2017-05-16 14:50:00

Siri: nunci Zenari, mbështesim të gjitha përpjekjet për ndaljen e luftës


“Mbështesim të gjitha përpjekjet, si në Astana e në Gjenevë, që mundohen të gjejnë një zgjidhje të këtij konflikti. Lutemi e shpresojmë fuqishëm në paqe”. Kështu deklaroi për agjencinë Sir kardinali Mario Zenari, nunc apostolik në Siri, në ditën kur në Gjenevë fillon roud-i i bashkëbisedimeve inter-siriane për paqe mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe në praninë e të dërguarit të veçantë Staffan de Mistura. “

Deri më sot – pohon nunci në Damask – janë shpenzuar aq shumë fjalë, por realiteti, mjerisht, është ai që është. Papa Françesku nuk pushon së kërkuari paqen dhe fundin e dhunës në Siri ku po luftohet njëra prej luftërave më shkatërrimtare shkaktuar nga njeriu pas Luftës së Dytë botërore. E kjo është e papranueshme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.