2017-05-13 12:51:00

Papa shenjtëroi Françeskun e Xhaçintën Marto: Maria na dhashtë paqe e shpresë


Papa Françesku shenjtëroi të Lumët Françesk Marto e Xhaçinta Marto në Fatima, përballë një turme të pafundme besimtarësh, mbledhur në Shenjtëroren Mariane me rastin e shtegtimit të Papës për 100-vjetorin e dukjeve, në fshatin e vogël portugez:

“Nuk mund të mos vija këtu për të nderuar Virgjërën Nënë e për t’ia besuar bij e bija” - tha Papa në homelinë e Meshës së Shenjtërimit të dy barinjve të Fatimës. “Nën mantelin e saj nuk humbasin, nga krahët e saj vjen shpresa e paqja, për të cilën kanë nevojë e që unë e kërkoj në lutje për të gjithë vëllezërit e mi në Pagëzim e në natyrën njerëzore”, posaçërisht për sëmurët e të gjymtuarit, të burgosurit e të papunët, të varfërit e të braktisurit.

“Të shumëdashur shtegtarë, e kemi një Nënë! Të kapur pas Saj, si bij, jetojmë me shpresën që mbështetet tek Jezusi. Kur Jezusi u ngjit në qiell, e çoi pranë Atit - edhe natyrën tonë njerëzore - të cilën e pati marrë në kraharorin e Virgjërës Nënë, e që nuk do ta lërë kurrë më. Si një spirancë e mbështesim shpresën tonë mbi këtë natyrë njerëzore, që rri në qiell në të djathtën e Atit (krh Ef 2,6). Kjo shpresë le të jetë leva e jetës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.