2017-05-12 18:06:00

Përshëndetja e Papës me gazetarët, në avion drejt Fatimës


Si zakonisht, Papa Françesku përshëndeti gazetarët, që e shoqërojnë në shtegtimin e tij të 19-të apostolik, në avion drejt Fatimës. Ati i Shenjtë vetëm i takoi shkurtimisht, duke u rezervuar, si gjithmonë, fluturimin e kthimit, kur mund të thotë diçka më tepër për vizitën e sapopërfunduar. Ja dialogu i zëdhënësit të Vatikanit, Greg Burke dhe i Papës me gazetarët:

Greg Burke

 Faleminderit, Atë i Shenjtë. Mirëdita. Vetëm dy javë nga udhëtimi i fundit: udhëtim krejt i ndryshëm. Normalisht, njerëzit, kur udhëtojnë së bashku me Papën, thonë: “Lutemi për ju!”. Kësaj here, duke qenë se shkon në Fatima, të gjithë thanë: “Lutuni për ne”, sepse është fjala për Fatimën. Ka gazetarë të rinj, sepse kemi një grup portugezësh e po përfitoj nga rasti për të thënë se ky është çast përshëndetjeje, jo për të treguar jetën, vdekjen e mrekullitë. Duhet të respektojmë kohën e Atit të Shenjtë: pak për të ngrënë, pak për të pushuar… imagjinoj edhe për t’u lutur… Faleminderit.

Papa Françesku

Mirëdita e faleminderit për këtë shoqëri dhe për punën, që do të bëni gjatë këtij udhëtimi, i cili, siç tha Greg, është pak i veçantë: është udhëtim lutjeje, takimi me Zotin dhe me Nënën e Shenjtë të Hyjit. Faleminderit për shoqërinë tuaj e…të shkojmë përpara.








All the contents on this site are copyrighted ©.