2017-05-11 16:51:00

Papa Celam-it: të luftojmë pranë të varfërve kundër korrupsionit


300 vjet pas gjetjes së mrekullueshme në lumin  Paraiba në Brazil të shtatores së Zojës së Bekuar të Aparecida-s nga ana e tre peshkatarëve të varfër, Papa Françesku u ka dërguar një mesazh të gjithë ipeshkvijve të Amerikës Latine, mbledhur që dje në qytetin e San Salvador, në Mbledhjen Plenare të Këshillit episkopal (Celam) të 22 vendeve të rajonit, mbi  temën “Një Kishë e varfër për të varfrit”.

Papa Françesku, në mesazhin e tij, shpreh shqetësimin për korrupsionin që përshkon kontinentin amerikan. Pas tre shekujsh nga kjo ngjarje e mrekullueshme, Zoja e Aparecida-a – shkruan Papa – “na ndihmon të rritemi në fe e të hyjnë në udhën e apostullatit”, që sipas Atit Shenjtë Bergoglio na ofron tri aspekte: së pari kemi vështirësitë e jetës së shumë vëllezërve tanë, që jetojnë në varfëri. E “njëri prej mëkateve më të rënda që e mundon kontinentin tonë është korrupsioni, korrupsioni që, sipas Papës, shkatërron jetën e njerëzve deri në varfëri të skajshme. Korrupsioni është si kancer, e asgjëson jetën e përditshme“ të njerëzve.

Aspekti dytë është Maria, nënë e vëmendshme, që e shoqëron jetën e bijve të vet. E shkon atje ku nuk ka shpresë. “Në historinë e Aparecida-as – kujtoi Papa – e takojmë në lum të zhytur në baltë. Aty ajo i pret fëmijët e vet, aty rri me bijtë e vet në mesin e betejave të tyre e të kërkimeve” të një jete më të mirë.

Aspekti tretë është takimi i këtyre njerëzve, peshkatarë të varfër, me Marinë Virgjër. Vërtet, rrjetat nuk mbushen me peshq por me një prani që e mbush jetën e tyre e atyre ua dha sigurinë se në synimet e tyre dhe në luftën për jetë nuk janë vetëm. Rrjetat “që shndërrohen në një komunitet”, në atë të “popullit besimtar që rrëfen se është mëkatar e shpëton, një popull i fortë, i vetëdijshëm se rrjetat e tij, jeta e tij, është përplot me një prani që e inkurajon për të mos e humbur shpresën” për një jetë më të denjë për bijtë e Hyjit.








All the contents on this site are copyrighted ©.