2017-05-10 13:08:00

Papa Françesku: do t’i kërkoj Marisë ta shoqërojë njerëzimin


Të premten dhe të shtunën, në dashtë Zoti – tha Papa Françesku gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, duke u drejtuar përshëndetjen shtegtarëve të gjuhës portugeze - do të shtegtoj në Fatima, për t’ia besuar Zojës fatet e përditshme e të përjetshme të njerëzimit dhe për ta lutur të na bekojë nga qielli.

Ju kërkoj të gjithëve - u kujtoi Papa Bergoglio besimtarëve të shumtë që, si zakonisht, e kishin mbushur përplot Sheshin e Shën Pjetrit - të bashkoheni shpirtërisht me mua në këtë shtegtim shprese e paqeje: “Lutem që, më e mira e Nënave, ta ruajë secilin nga ju, gjatë gjithë ditëve tuaja, deri në amshim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.