2017-05-08 17:11:00

Ipeshkvijtë francezë urojnë presidentin Macron: ftesa, të luftojë papunësinë


Edhe Ipeshkvijtë francezë e uruan presidentin e ri, Emmanuel Macron, duke e siguruar se do ta shoqërojnë me lutje në misionin e tij impenjativ, në shërbim të Francës dhe të së mirës së përbashkët. Në mikrofonin e Radio Vatikanit, imzot Georges Pontier, kryeipeshkëv i Marsejës dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Francës:

Përgjigje: - Bon, c’est monsieur Macron qui a été élu de manière importante, malgré tout, …

Macron u zgjodh me një votë të rëndësishme, siç e tregojnë rezultatet, Duhet uruar, sigurisht, t’ia dalë mbanë, për të mirën e vendit tonë; e kundërta do të ishte katastrofë e vërtetë! Tensionet, kërkesat e ndryshme, pasiguritë janë të tilla, sa ta bëjnë vërtet të nevojshëm urimin për sukses. Votimet legjislative, pastaj, nuk janë larg e prej tyre do të dalë parlamenti i ri. Jetojmë një çast paqartësish të mëdha, sepse edhe çast ndryshimesh të mëdha. Duhet punuar me urti të madhe, e kjo është e qartë. E pastaj, jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk duhet ta çojmë vendin deri në atë pikë, sa të bëhet i paqeverisshëm.

Pyetje: - Në këtë shkallë vlerash, cila është, sipas jush, e dorës së parë sot?

Përgjigje: - Chômage, chômage, chômage. Lutter contre le chômage …

Papunësia, papunësia, papunësia! Të luftohet kundër papunësisë…,t’u jepet punë të gjithëve, sepse pa asnjë dyshim, ky është aspekti më shkatrrimtar për njerëzit, për familjet, për perspektivat, për projektet, për të rinjtë, që nuk shikojnë horizonte të qarta. Është diçka, që shkatërron besimin, i cili pikërisht tani duhet rifituar, por besimi fitohet përmes veprimtarive me fryt, me fryt për të gjithë, posaçërisht për njerëzit më të ligshtë.

Pyetje: - Emmanuel Macron duhet të angazhohet tani t’i bashkojë francezët, e pikërisht kjo u ndje fort në fjalimin e tij të parë. Po Kisha franceze, do të angazhohet t’i bashkojë katolikët, deri tani të ndarë?

Përgjigje: - Le combat des idées divise souvent, et tandis que l’initiative dans l’action …

Lufta e ideve ndan, ndërsa nisma e aksionit bashkon, e sigurisht është kjo udha, që duhet ta kemi mirë në mendje. Por fakti që katolikët janë të ndarë, nuk na çudit, sepse katolikët i përkasin shtresave më të ndryshme  shoqërore e kulturore e, prej këndej,  pasqyrojnë  shoqërinë franceze. Janë të ndarë, ndonëse disa kufij nuk mund të kapërcehen, nëse duam të mbetemi katolikë. E këto kufij lindin nga Ungjilli, nga respekti për njeriun, për jetën, për mikpritjen e të huajit, për drejtësinë shoqërore, për kërkimin e paqes… Dhe e gjithë kjo duhet të nisë në nivel evropian, të nisë nga fakti që kjo Evropë duhet të jetë solidare me vendet e tjera. Kjo është e qartë!








All the contents on this site are copyrighted ©.