2017-05-07 12:00:00

Lutja e Mbretëreshës Qiellore. Papa përshëndet anëtarët e shoqatës "Meter"


Papa Françesku tha lutjen e Mbretëreshës Qiellore me besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Përshëndeti, ndër të tjerët, pjesëmarrësit e Ditës kundër pedofilisë, Dita XXI për fëmijët, viktima të dhunës, të shfrytëzimit dhe të indiferencës, organizuar nga Shoqata Meter, themeluar nga don Fortunato di Noto. Që nga viti 1989, kjo shoqatë impenjohet për të drejtat e fëmijëve. Tema e Ditës së sivjetme është “Të vegjlit janë të mëdhenjtë e vërtetë”. Veprimtaritë shtrihen në një javë, që ka filluar më 25 prill e përfundon pikërisht sot, më 7 maj.








All the contents on this site are copyrighted ©.