2017-05-06 13:30:00

Papa pret nxënësit e impenjuar për paqen dhe të drejtat e njeriut


Papa Françeku priti Bashkësinë e Seminarit Papnor Kampan të Posillipo-s, rreth 120 vetë, Rojet Zvicerane Papnore dhe nxënësit e studentët pjesëmarrës në Takimin e organizuar nga Koordinimi Italian i Enteve Lokale, me temë paqen dhe të drejtat e njeriut.

         Rreth 7 mijë studentët, që u takuan sot me Papën, u mblodhën dje e sot në Romë në Takimin kombëtar të shkollave për paqen, vëllazërimin dhe dialogun “Të mbrojmë shtëpinë tonë”. I transmetuar nga RAI, manifestimi pati patronazhin e institucioneve të rëndësishme civile dhe kishtare. Në Sallën Pali VI, Ati i Shenjtë nënvizoi vlerat e edukimit dhe të protagonizmit për të ardhmen, që i takojnë rinisë. Të pranishëm studentë, mësues, administratorë lokalë, gazetarë, prindër dhe eksponentë të shoqërisë civile nga e gjithë Italia.








All the contents on this site are copyrighted ©.