2017-05-03 14:32:00

Shën Gjoni Eudes: Të falem, Mari!


Të falem, Mari
Të falem ,Mari, bij e Hyjit Atë.
Të falemi, Mari, nënë e Hyjit Bir.
Të falem, Mari, e fejuara e Hyjit Shpirt Shenjt.
Të falem, Mari, tempulli i tejet Shenjtenueshmës Trini.
Të falem, Mari, zambak i pastër I Trinisë shkëlqimtare.
Të falem, Mari, lule qiellore e dashurisë së patregueshme të Hyjit.
Të falem ,Mari, virgjër e çiltër dhe e përkorë, prej të cilës
deshi të lindej dhe të rritej përgjimi Mbreti qiellor.
Të falem, Mari, Virgjër e virgjërave.
Të falem, Mari, Mbretëresha e martirëve, zemra e të cilës
qe shporuar me shpatë.
Të falem, Mari, zonjë e bekuar, kujt iu dha çdo pushtet
në qiell e në tokë.
Të falem, Mari, mbretëresha dhe nëna ime, jeta ime, ëmbëlsia ime
dhe shpresa ime.
Të falem, Mari, Nënë e denjë e dashurisë.
Të falem, Mari, nëne admiruese.
Të falem, Mari, Nënë e dashurisë hyjnore.
Të falem, Mari, e papërlyer, e lindur e pamëkatë.
Të falem, Mari, përplot hir, Zoti është me ty.
Ti je e bekuar mbi të gjitha gratë e I bekuar është fryti I
kraharorit tënd, Jezusi.
Qoftë bekuar fati yt, Shën Jozefi.
Qoftë bekuar ati yt, Shën Joakim.
Qoftë bekuar nëna jote, Shën Ana.
Qoftë bekuar roja jote, Shën Gjoni.
Qoftë bekuar engjëlli yt, Shën Gabrieli.
Lavdi Hyjit At që të zgjodhi.
Lavdi Hyjit Bir që të deshi.
Lavdi Hyjit Shpirt Shenjt që të mbulojë.
Virgjëra lavdishme Mari, mund të të duam
Dhe të lavdërojmë të gjithë popujt.
Mari Nënë e Hyjit, lutu për ne dhe na jep bekimin tënd, tash e
Në fill të vdekjes sonë, në emër të Jezusit, Birit tënd hyjnor.

Kjo këngë lavdërimi, e ngjashme me litanitë, nga Shën Gjoni Eudes (+1640)  Është një numër titujsh më shkëlqimdhënës të Virgjërës Mari.








All the contents on this site are copyrighted ©.