2017-05-03 12:15:00

Papa: t’i lutemi Marisë me Rruzaren, lutje e thjeshtë dhe e frytshme


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, duke përshëndetur të rinjtë, të sëmurët e çiftet e reja, Papa i ftoi që, posaçërisht në këtë muaj maji, “të kërkojnë ndërmjetësimin qiellor të Marisë, Nënës së Jezusit”. Këto, fjalët e Atit të Shenjtë:

“Të dashur të rinj, mësojuni ta thoni lutjen e thjeshtë e të frytshme të Rruzares;

të dashur të sëmurë, Zoja qoftë ndihma juaj në provën e dhimbjes;

të dashur bashkëshortë të rinj, duajini Zotin e vëllezërit, ashtu si i deshi Ajo”.

Papa Françesku i porositi disa herë besimtarët ta thonë këtë lutje. “Rruzarja - kujtoi - është lutja, që e shoqëron përherë jetën time: është edhe lutja e njerëzve të thjeshtë, lutja e shenjtorëve... e lutja e zemrës sime”. Kështu tha Papa, duke shpjeguar, në vijim, se Rruzarja është përmbledhje e Mëshirës Hyjnore: në misteret e Rruzares, me Marinë, kundrojmë jetën e Jezusit, që rrezaton  mëshirën e vetë Atit. Të galdojmë në dashurinë e në faljen e Tij, ta mirëpresim në të huajtë e nevojtarët e ta jetojmë çdo ditë Ungjillin e Tij.

Papa Françesku u dhuron të gjithë njerëzve që takon, nga një rruzare. Zoja - kujtoi një herë - është gjithnjë pranë bijve të saj, është gati të na vijë menjëherë në ndihmë, kur i lutemi, kur i kërkojmë…mbështetje…e mbrojtje… e dimë se nuk na lë të presim: është Zoja e gatishmërisë, niset shpejt e shpejt për të shërbyer, atje ku e thërrasin”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.