2017-05-02 13:50:00

Papa, më 6 maj takon pjesëmarrësit e Meetingut të shkollave për paqe


“Do të vijnë nga të gjitha rajonet e Italisë, për një manifestim të madh kundër luftërave, dhunës e indiferencës në Campidoglio, në Romë. E në mbarim të këtij manifestimit, do të marrin pjesë në një takim të jashtëzakonshëm me Papën Françesku”. Kështu bënë të ditur komiteti organizues i mettingut kombëtar italian të shkollave për paqe, vëllazërim e dialog ‘ Ta mbrojmë shtëpinë tonë’, që do të mbahet në Romë, më 5 e 6 maj, me pjesëmarrjen e 7.000 studentëve e mësuesve, administratorëve lokal, gazetarëve, prindërve e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga mbarë Italia.

“Në një botë ku çdo ditë shtohen masakrat e jetëve njerëzore, rritet rreziku i luftërave të reja, i përçarjeve dhe i ngritjes së mureve tjera, shkolla italiane do të jetë protagoniste e një manifestimi të madh për paqe”, nënvizon Flavio Lotti, koordinator i mettingut.

Manifestimi për paqe do te mbahet të premten pasdite në sheshin romak Campidoglio, para selisë së bashkisë së Romës, ndërsa të shtunën paradite do të jetë takimi i madh me Papën Françesku, nga i cili frymëzuar edhe është  tema e këtij manifestimit “Ta mbrojmë shtëpinë tonë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.