2017-04-29 11:12:00

Përshëndetja e Papës të rinjve në shtegtim: të jeni guximtarë!


Mbrëmë Papa shkoi në Nunciaturën Apostolike, ku u prit nga një grup fëmijësh të Shkollës Komboniane të Kajros. Pas darke, përshëndeti dhe bekoi një grup prej 300 të rinjsh, në shtegtim nga veriu dhe jugu i vendit, të mbledhur në sheshin para hyrjes. Këto, fjalët e Papës, ndërprerë disa herë nga kori i të rinjve, që brohoriste: “Françesk, ne ju duam!”:

“Mirëmbrëma të gjithëve! Jam i kënaqur që ju takaoj! E di se keni ardhur në shtegtim, vërtet? Nëse është e vërtetë, do të thotë se ju jeni guximtarë. Nesër do të kemi Meshën në Stadium, të gjithë bashkë, e do të lutemi së bashku e do të këndojmë së bashku e do të festojmë së bashku! Po sonte, para se të  ndahemi, dua të lutem me ju. Ta themi së bashku Atynën (Thuhet Atyna në arabisht). E tani dëshiroj t’ju jap bekimin, por përpara secili nga ju të mendojë për njerëzit që i do në mënyrë të veçantë; e edhe për njerëzit që nuk i do e, në heshtje, të lutet për ta: lutuni për ke e doni e për ke s’e doni… E unë po ju jap bekimin, ju e këtyre njerëzve, që i kujtoni në lutje (Bekimi). Rroftë Egjipti!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.